Kemi luftuar kundër politikave në arsim dhe shkeljes së autonomisë së Universitetit dhe mendoj se është jo e mençur të bëni atë për të cilën keni luftuar, thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska në bisedën javorë për REL.

Në pyetjen deri ku është revizioni i librave dhe nëse do të bëhet revidimi i librave të gjeografisë dhe historisë në kuadër të marrëveshjeve për fqinjësi me Maqedoni, ajo me përgjigje:

“Procese të tilla ende nuk kemi filluar, as edhe dikush zyrtarisht ka kërkuar nga ne. Fokusin kryesor e kemi atë me librat, të shkencave natyrore, arsimit qytetar, aty ku lehtë vërehen gabimet. Arsimi qytetar është në fokus të veçantë nga arsye se qëllimi ishte të japim një qasje aktive ndaj proceseve politike tek nxënësit”, thotë ministrja Dekoska.