Sektori për Punë të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur një padi penale kundër M.C.(39) nga Shkupi për shkak të vjedhjes së 25.000 denarëve në një barnatore në Shkup.
Sipas policisë, vjedhja ka ndodhur me 26 mars rreth orës 18.55, në barnatoren që gjendet në bulevardin “Koco Racin”. Hajni është futur në objekt dhe duke u kërcënuar me thikë ndaj të punësuarës ia ka kërkuar paratë. Ajo e ka kundërshtuar, megjithatë M.C. e ka rrëzuar, e ka hapur vendin ku gjenden paratë nga prometi ditor dhe i ka marr paratë. Pastaj duke vrapuar ka dal nga barnatorja në drejtimin e vend pritjes së autobusit përballë Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit Shën Naum Ohri, ku ka hipur në një taksi.
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e zyrtarëve policor ai është arrestuar në stacionin policor ku është kryer bisedë informative ku i padituri në tërësi e ka pranuar dhe përshkruar veprën penale./Almakos/