Stojançe Angelov që njihet si përfaqësues i ,,branitellave” sot në Qeveri ka realizuar një takim me Kryeministrin Zaev ku kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhje për ish-pjestarët e ,,Branitellave” dhe familjeve të tyre.

Stojançe Angellov kohë më parë kishte vizituar edhe Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan duke thënë se është koha të zgjatim dorën e pajtimit.

Edhe 18 vite pas konfliktit të 2001 ende nuk ka një zgjidhje për ish-pjestarët e UÇK-së, deri sot ende nuk ka pasur ndonjë iniciativë qeveritare për zgjidhjen e statusit të kësaj kategorie.

Ditëve të fundit është aktuale tema për shurjen e Sekretariatit për MO që në opinion shkaktoi shumë debate mes ,,krahut të luftës” dhe ,,integristëve” të Ahmetit në anën tjetër./informohu24/