Pas tre javësh pushime dimërore, rreth 270 mijë nxënës të shkollës së mesme dhe tetëvjeçare, midis të cilave edhe 20 mijë nxënës të klasës së parë do të kthehen në bankat e tyre shkollore për gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2017/18, përcjell Fol.

Ministrja Deskoska më herët sqaroi se ndryshe nga deri më tani, nxënësit nga klasat e para do të kenë vetëm katër lëndë mësimore dhe lëndën e Gjuhës amtare, Gjuhën angleze, lëndën Bota rreth nesh, si dhe lëndën e Artit që përfshinë edhe Muzikën dhe Edukatën fizike.

Risi tjetër është dhe ajo se nxënësit e ciklit të ulët të arsimit fillor, nuk do të jenë të angazhuar me detyra shtëpie, por të gjitha detyrat do të realizohen brenda orëve të mësimit, kurse një orë parashihet të zgjasë 55 minuta duke pasur dhe nga 15 minuta pushim brenda orëve mësimore. /Fol/