Temperaturat e ulëta, përkatësisht uji i ftohtë nuk e kanë ndaluar ambasadorin amerikan në Rusi, Jon Huntsman, që të merrte pjesë në ritualin e futjes në ujë të ftohtë, ritual i Epifanisë ortodokse.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë ambasadorin amerikan duke u futur në ujërat e ftohta të lumit Istra.

“Definitivisht një përvojë e paharrueshme”, u ka thënë Huntsman reporterëve që po ndiqnin ngjarjen.

Pas kësaj ai ka thënë se për një gjë të tillë ishte frymëzuar nga videot e publikuara në YouTube, duke shtuar se me këtë shpreson që të ketë një mirëkuptim më të madh me popullin rus, përmes pjesëmarrjes në një ritual të tillë.