)

 

Situata e krijuar së fundmi në Kuvendin maqedonas, ku për pak sa nuk u vra lideri i njërës prej partive shqiptare, Ziadin Sela, duket se ka hapur vend për diskutime sa i përket marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve.

Por, a ka një ndryshim në marrëdhënien mes shqiptarëve dhe maqedonasve?

Emisioni “Express Rozë” ka qenë në Shkup dhe ka pyetur disa nga të rinjtë maqedonas në lidhje me shoqërimin me shqiptarët dhe nëse do martoheshin me ta.

Një pjesë prej tyre janë treguar të hapur, disa indiferentë, por të tjerë mjaft të prerë.

Në videon e mësipërme mund t’i dëgjoni përgjigjet interesante të qytetarëve.