Donald Trump së fundmi ka nxjerrë në shitje një pronë të tij “Le Chateau Des Palmiers” e cila përveç një vilës luksoze, i ka edhe pesë hektarë tokë që gjendet në ishullin Saint Martin në Ishujt Karaibe, dhe atë me një çmim të majmë prej 28 milionë dollarë.

Pranë vilës kryesore gjendet edhe një shtëpi tjetër më e vogël, kurse që të dy shtëpitë posedojnë 11 dhoma gjumi.

Të gjithë ata që kanë xhepat e thellë, mund ta shqyrtojnë seriozisht mundësinë e blerjes së vilës brenda të cilës nuk mungon asgjë.