Rrahja masive që mbrëmë (19 tetor) ndodhi në Bit Pazar nga huliganët, midis grupit të tifozëve “Shvercerat” dhe “Komitët”, ishte një akt vandal që duhet zbardhur nga organet e rendit të sigurisë dhe të procesohen në qartësimin e rastit. Huliganët shpeshherë janë ndodhur në kësi momentesh duke rrahur qytetarë të rastit dhe duke kryer sulme vandale ndaj çdo gjëjë që shohin përpara. Shtrohet pyetja se pushteti i Zaevit sa do të marrë masa për ndalimin e këtyre akteve vandale dhe sa policia do jetë e aftë të ndriçojë këto raste të dhunshme që kryhen nga huliganët?!

Zaevi është para një testi të madh dhe kjo do të shihet në vazhdim sesi do të veprojë ndaj këtij rasti të rëndë, ku huliganët thyen dhe demoluan e rrahën afër 50 persona, duke u shkaktuar lëndime fizike. Ky akt vandal duhet të procesohet dhe prishët e rendit publik duhet të vihen para drejtësisë. /Fol/