Dita e hënë (23 tetor) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, kështu njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përcjell Fol.

“Të hënën do të shënohet 23 Tetori, gjegjësisht Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë dhe do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë”, kumton MPPS.

MPPS uron qytetarët e Republikës së Maqedonisë për këtë festë. /Fol/