Sipas afateve që i parasheh ligji,sot është dita e fundit kur Kuvendi i Maqedonisë duhet ta vazhdojë seancën konstituive, të zgjedhë kryetarin e saj, dhe të shpallë zgjedhjet lokale, që duhet të mbahen në javën e parë të muajit maj të këtij viti.

Ligjit për zgjedhje në Maqedoni parasheh së që  nga dita e shpalljes, e deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë, e as më pak se 70 ditë.

Të drejtën për shpalljen e zgjedhjeve e ka vetëm kryetari i Kuvendit të Maqedonisë që është votuar nga më së paku 61 deputetë të përbërjes së tanishme parlamentare.