Kështu përgjigjen Teuta Arifi, kryetare e Tetovës, si dhe Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së, në lidhje me zgjedhjet lokale që duhet të shpallen sot dhe që duhet të mbahen në mes të muajit maj.

Zhbogar tha se duhet të presim vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së për Ballkanin.

“Mendoj se pyetja për gjendjen politike në vend duhet t’u bëhet politikanve të vendit, pra liderëve tuaj. Mendoj se ajo çka tha Mogherini është më e rëndësishme se sa çka them unë ose dikush tjetër. Do të shohim se çfarë mesazhe do të sjellin ministrat e BE-së. Këto mesazhe do të jenë kyçe edhe për Maqedoninë”, tha Zhbogar.

Ndërkaq, kryetarja Arifi tha se zgjedhjet lokale mund të vonohen.

”Duke pasur parasysh se sot është dashur që të shpallen zgjedhjet lokale, atëherë shohim se ato do të vonohen” tha Arifi në pyetjen e gazetarëve për zgjedhjet lokale.