Dy artistët kanë lidhje familjare me njëri tjetrin. Estrada kosovare mbrapa skenës dhe ekranit ka të pathëna të shumta që nuk i din publiku.

Ani pse nuk i keni parë në ndonjë bashkëpunim apo afër njëri tjetrit, këngëtarja Morena Taraku dhe reperi Gjiko kanë një lidhje familjare.

Këtë e ka treguar vet Morena përmes një postimi të fundit në Instastory. Duke e uruar Gjikon për këngën e re “Papuqe Gucci”, ajo tregoi se reperin e ka kushëri. “Të lumtë kushëri”, ka shkruar Taraku sipër fotografisë së publikuar.