Ditët e sotme qarkullojnë shumë informacione rreth funksionimit të trupit të njeriut, mirëpo jo të gjithë janë të vërteta.

Bright Side ka ndërtuar foto ilustruese për të shpjeguar 12 mitet që ekzistojnë sot për trupin e njeriut.

Në të majtë janë mitet, ndërsa në të djathtë janë të vërtetat.

1

Miti:

Njerëzit përdorin vetëm 10% të trurit.

E vërteta:

Shumica e trurit punon në kapacitet të plotë edhe gjatë kohës kur jeni në gjumë.

 

2

Miti:

Qelizat e trurit ndalojnë së rrituri kur kaloni adoleshencën.

E vërteta:

Neuronet ndryshojnë përgjatë gjithë jetës suaj.

 

3

Miti:

Sytë tuaj dëmtohen nëse lexoni në monitor në errësirë.

E vërteta:

Sytë tuaj në këtë rast lodhe shpejt por rikthehen në gjendjen e mëparshme pas një pushimi.

 

4

Miti:

Majat e flokëve të djegura mund të rigjenerohen nga shampot dhe kondicionerët.

E vërteta:

Majat e djegura të flokëve nuk rigjenerohen, ju duhet ti prisni.

 

5

Miti:

Njeriu ka vetëm 5 ndjesi: shikimin, dëgjimin, nuhatjen, lëkurën, dhe shijimin.

E vërteta:

Njeriu ka të paktën 21 ndjesi. Për shembull, sensin e balancës dhe temperaturës.

 

6

Miti:

Është më e lehtë të sëmureni kur është ftohtë.

E vërteta:

Të ftohtët shkaktohen nga viruset dhe jo nga temperatura e ajrit.

 

7

Miti:

Zemra ndalon së rrahuri kur tështim.

E vërteta:

Ritmi i rrahjeve të zemrën ndryshon kur tështim por nuk ndalon asnjëherë.

 

8

Miti:

Pijet alkoolike ju nxehin.

E vërteta:

Pijet alkoolike rrisin presionin e gjakut duke ju bërë ju të ndiheni më të nxehtë.

 

9

Miti:

Djersa largon toksina nga trupi.

E vërteta:

Gjëndrat e djersës ulin temperaturën e trupit.

 

10

Miti:

Karotat përmirësojnë shikimin.

E vërteta:

Karotat mbrojnë muskujt nga djegia por nuk përmirësojnë shikimin.

 

11

Miti:

Dhëmbët e shëndetshëm duhet të jenë të bardhë.

E vërteta:

Ngjyra natyrale e dhëmbëve vjen pak në të verdhë.

 

12

Miti:

E djegura përmirësohet nëse i hidhni vaj sipër.

E vërteta:

Duhet të aplikoni diçka të ftohtë mbi të djegurën, vaji krijon një shtresë që mban nxehtësinë përbrenda.