Sekretari i Lëvizjes Besa në një deklaratë të dhënë për Dnevnik përpiqet që të manipulojë opinionin ose dëshmon dozë të theksuar të naivitetit, kur deklaron që Lëvizja Besa është në koalicion me RDK dhe pret të bëjë koalicion edhe me UNITETIN në të njëjtën kohë kur UNITETI, RDK, dhe LR-PDSH edhe zyrtarisht tashmë kanë nënshkruajtur koalicionin parazgjedhor për t’u ofruar shqiptarëve barabarësinë nga shtypja dhe trysnia e këtij pushteti të mbrapshtë. Duket që serialin më të dëshiruar të shqiptarëve të quajtur Bashkim Opozitar, kjo Lëvizje, BESA prej në themelim të saj u përpoq që ta shndërrojë në një farsë tragji-komike, duke u përpjek që në mënyra të ndryshme të pengojë bashkimin dhe për këtë pengesë të kërkojë “Kalin e Trojës” gjithandej, pos aty ku edhe ishte, pra tek vetja. Megjithatë për fatin e mirë të shqiptarëve kësaj nevoje të domosdoshme të bashkimit iu përgjigjen tre subjekte shumë serioze opozitare LRPDSH, UNITETI dhe RDK dhe jashta saj ngeli vetëm BESA, të cilës iu shpërbë edhe Këshilli i ashtuquajtur dhe vetëquajtur Këshill Opozitar. Nëse Afrimi ende e kërkon Kalin e Trojës, mendojmë se ai veç më i ka hipur atij dhe po shëtitet me të, e mira është që shqiptarët sigurt nuk do t’i bashkangjiten në këtë rrugëtim të pa udhë. Krejt në këtë deklaratë të tij të hutuar nga bashkimi i opozitës, ai e sheh frikën nga mendjemadhësia, prandaj duke mos u bazuar në vetëpëlqimin, udha për t’u bashkuar Lëvizja BESA me koalicionin opozitar duket se qëndron e hapur deri në momentin e fundit

 Ja edhe deklarata e plotë e z Afrim Gashi për të përditshmen Dnevnik:

“Ќе одиме на избори. Во коалиција сме со НДП на Фадил Зендели. Отворени се разговорите со нас да коалицира и партијата Унитети на Гзим Острени. Извесно е само дека нема никаква коалиција со ДР-ДПА на Зиадин Села, бидејќи тој не дојде на средбата на која претседателот Kасами повика на обединување на албанската опозиција. Најверојатно опозицијата на изборите ќе настапи во два блока – ни изјави Африм Гаши од Беса”

© fol.mk