Ferma e kafshëve

Tani gjersa të gjithë po flasim për politikë, ne po i kthehem letërsisë dhe sugjerojm  t’a lexoni ndërsa ata që kanë harruar për cka flitej në romanin ‘Ferma e kafshëve’ të George Orwellit, na lejoni vetëm t’jua përkujtojmë shumë shkurt. Bëhët fjalë për një fermë kafshësh të cilët e morrën pushtetin dhe e  bënë tërë vendin një vend kafshësh. Më të privlegjuarit ishin derrat. Ata u bënë kryetarë, pushtetarë e deputetë dhe e vendosën ligjin sipas kriterevë të derrave. T’jua përkujtoj disa nga personazhet te ‘Ferma e kafshëve’. Të gjitha ngjashmëritë me persona të rrethit ku jetoni janë të rastësishëm.

Napoleoni –  derri i fermës së kafshëvë i cili pas Revolucionit rus bëhet lider i pakontestueshëm i fermës.

Snowball – derri tjetër, i cili në emrin e  Napoleonit, e shtrin  pushtetin e vet mes kafshëve tjera.

Boxer – një kalë i cili pozicionohet mirë në fermë vetëm me fjalinë gjithnjë të përsëritur, “Napoleoni ka gjithmonë të drejtë”.

Old Major – një derr i cili me utopinë e vet rreth socializmit bëhet inspirues i “shoqërisë revolucionare” (G. Orwell). Ai lexon poezi, sidomos kur i kujton shokët e vet të rrënë gjatë Revolucionit.

Clover– një kalë femër, ose pelë, e cila shpesh haptazi i kritikon shtazët e fermës për moszbatimin e shtatë urdhëresave të partisë. Por, cilat ishin disa nga këto urdhëresa:

  •  Të gjithë që ecin me dy këmbë janë armiq.
  • Ata që qëndrojnë mbi katër këmbë apo fluturojnë, janë miq.
  • Të gjitha kafshët janë të barabartë por disa janë më shumë të barabartë se tjerat.

Sa herë që i rikthehem kësaj vepre të madhe të Oruellit, Napoleonin dhe shokët e shoqet e tij, i kam më afër, më të njohur dhe më të lexueshëm për veprimet që pasojnë. Rusia borgjeze cilësohej për kulturën dhë vlerat që ia la njerëzimit në përgjithësi. Me ardhjen e Stalinit dhë kompanisë së tij, Rusia nuk po rimëkëmbët dhe mbetet në vend për aq kohë sa Napoleoni&co. do bëjnë hije mbi atë vend.  

Janë të cuditshme këto ferma që vendosin ligje shtazarake, diku të derrave, diku të deleve e diku edhe të kuajve. Këto ferma i bëjnë shumë njerëz të qëndrojnë mbi katër këmbë dhe t’a lakojnë kurrizin për të dëshmuar se nuk ecin me dy këmbë dhe gjithashtu për të dëshmuar se kurriz nuk kanë fare.

I bëjnë shumë njërëz të fluturojnë për një kohë duke harruar se rrënia nga lartësitë e mëdha është më e dhimshme dhe me shumë pasoja.

I bëjnë do njerëz të jenë më të barabartë se të tjerët duke harruar se ata më pak të barabartët i bëjnë armiq të përbetuar të cilët janë një potencial i përhershëm për hakmarrje.

Don kohë, shumë kohë që të rehabilitohen ata popuj të cilët një pjesë të historisë e ndërtuan në fermën e kafshëve.

© fol.mk , 12.02.2016