qenan aliuNga Qenan Aliu

A u morën vesh për të mos u marë vesh , apo…?! A do të jetë kjo marëveshje e aritur për çfaqjen e mosmarëveshjeve deri në ditën e zgjedhjeve, mbetet që të shihet . Pra, mos shesin ,,fitore,, , zv/ministri i PB kuadër i Bdi-së, menjëherë pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve do zëvendësojë ministrin e Lsdm deri në zgjedhjen e qeverësë së re . Pra në cilësinë e zv/ministrit do ti mer kompetencat e ministrit sepse ai sipas marëveshjes do të duhet të largohet nga funksioni. Maqedonia dhe çdo gjë është e mundshme , andaj edhe data 11 dhjetorit për mbajtjen e zgjedhjeve ka shumë paradispozita që të dështojë përsëri dhe askush nuk duhet të habitet nëse ndodhë kjo,sepse establishmenti politik kriminal përsëri do të bëjë llogaritë e veta, për shtyerjen e mundësive për të dalë para drejtësisë. Ajo që tani më është evidente, ka të bëjë me faktin se Prokuroria Speciale do të funksionojë por deri në konstutuimin e seksioneve specilae nëpër gjykata epilogje të procedurave jo vetëm që nuk do të ketë por edhe startim të seancave gjyqësore nuk do të ketë. Kjo do të mundë të ndodhë menjëherë pas zgjedhjeve me një punë transparente dhe elegante por me të vetmen mundësi, nëse qytetarët e këtijë vendi vendosin që me votën e lirë ta evitojnë nga pushteti këtë establishment politik kriminal. Në të kundërtën , drejtësia vështirë se do të funksionojë dhe se për të gjitha krimet dhe keqpërdorimet e bëra me pushtetin askush nuk do të përgjigjet.Kurse qytetarët do ta kenë peshqesh varfërinë, terin informativ,borxhin galoopant publik dhe cënimin e demokracisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut. Shoqëria ka nevojë për një mazhorancë nga opozita,fundja verdikti i qytetarit është ai që vendos . Por mos haroni , për sundimin e së drejtës për dënimin e keqbërësve me detyrat zyrtare, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian do të jenë të interesuara me të gjitha mënyrat dhe me çdo kusht. P.S ;-Të presim publikimin e detajeve të këtijë aneksi të rijë të Përzhinos. – Zgjedhja e krizës politike do të fillojë kurë keqbërësit në bazë të provave…