Anëtarët dhe zyrtarët e LV-së kanë rikthyer fushatën kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, posaçërisht Isa Mustafës, Agim Veliut, Skënder Hysenit. Akuza ndaj këtyre të treve sot në mëngjes ka shprehur zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, i cili e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për lidhje me PDK-në. Në vargun e kritikave të Abazit për LDK-në, ai e ka lavdëruar punën e kryeministrit, duke paralajmëruar se dikush po dëshiron ta ndalë hovin e suksesshëm të Kurtit.

Më poshtë komenti i tij:

COVID politik që po rrezikon shtetin

Drejtimi që ka marrë Mustafa, Veliu, Hyseni e dërgojnë LDK në përpirje nga Thaçi dhe Kosovën e dërgojnë në tmerrin që nuk është përjetuar asnjëherë deri më tani.

Nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape. Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën. Kosova do të tronditej.