Akademik AbdulMenaf Bexheti në “Clic Plus”, theksoi se BDI-ja do të duhej që ta lëshonte Qeverinë në momente tjera, për dallim prej këtyre, ashtu si i quajti ai “ çështje tërësisht personale “,

“Nëse do të duhej që të sillej një vendim i tillë, kjo gjë duhej që të ndodhte menjëherë kur u paraqitën bombat e para. Nëse ndonjëherë do të duhej që të sillej një vendim i tillë, kjo gjë duhej që të ndodhte gjatë tretmanit jo adekuat ndaj shqiptarëve si bashkësi në Maqedoni dhe jo për shkak të problemeve personale”, deklaroi Bexheti.

 

Ndërsa ish-kryetari i partisë DR-së Imer Selmani, tha se BDI me vendimin e fundit ka për qëllim konsolidimin brenda partiak para zgjedhjeve.

“Dalja nga qeveria ka për arsye konsolidimin e radhëve brenda BDI dhe eventualisht mbrojtja e strukturave të BDI-së dhe ndoshta parapërgatitja për zgjedhjet e ardhshme”, tha Imer Selmani.

Ndërsa profesori universitar Mersim Maksuti, tërheqjen e ministrave të BDI-së e sheh ndryshe.

“Dorëheqjet të cilat dhënë ministrat, unë dua ta shikoj si rast për një qeveri të re teknike të ekspertëve.Domethënë vetëm një qeveri e re me një formatim të ri që do të reflektoj edhe te VMRO. Jo më me njerëz të konsumuar”, tha Mersim Maksuti, profesor.

Duke folur për marrëdhëniet BDI-VMRO DPMNE, analisti Ismet Ramadani dhe profesori Ylber Sela u shprehën me mendime të kundërta.

“Shtrohet pyetja SHBA dhe BE është duke përkrahur Gruevskin? Jo, por atëherë ne pse me e përkrahë. Ai thotë me 5 qershor, ti me 5 qeshor, ai thotë me 24 ti me 24”, tha Ismet Ramadani.

“Këtu duhet të jemi më realist. Mua me gëzon fakti që për hera të para dy partitë e para shqiptare janë në parlament, kanë pasur një koordinim shumë të mirë me faktorin ndërkombëtar”, shtoi Ylber Sela, profesor.

Ramadani në këtë kontekst tha se, BDI dhe PDSH gjatë bisedimeve në Përzhinë kanë qenë konstruktive, pasi sipas tij, këto dy parti nuk i kanë  nxjerrë në tavolinë problemet që e tangojnë komunitetin shqiptarë.

https://youtu.be/3BG5D9x9RCY?t=13