Shkruan : Abedin Zymberi

2 MAJI
Sot është 15 vjetori i ditës së shpalljes zonë e lirë në Karadak. Si pjesmarrës direkt i asaj ngjarje që ka lënë kujtime të veçanta e të pa harrueshme në jetën time, si ish-komandant dhe familjar i martiëve që mësë shumti dham për luftën e 2001, për ate se çka ka ndodhur gjat luftës do flas një herë tjetër. Do të them disa fjalë për zhvillimet e pas luftës, si iniciator i parë për organizimin e manifestimit të 2 majit isha unë si kryetar i këshillittë Sllupçanit bashkë me disa shokë dhe bashkëluftëtarë. Qëllimi i mbajtjes së 2 majit si manifestim tradicional ishte që çdo vit të festohet dhe kjo ditë të jet dita ku do ti bashkojë gjithë shqiptarët kudo që janë, pamvarsisht përcaktimeve politike, si dit ku do të nderohen dëshmorët, si dit ku do të takohen bashkëluftëtarët, dit ku do të takohen veteranët me popullatën, dit ku do të shpalosen kujtimet e luftës së shejtë, dit ku do të rrespektohet vlera.
FATKEQËSISHT
2 maji, nga një dit kombëtare u shëndërrua në dit ku u shkel vlera, u shkel djersa dhe amaneti. Kët dit, ata që e bënë 2 majin aspak nuk vlerdohen dhe nuk vijnë në shprehje për ta lartësuar 2 majin, në këtë ditë më së paku po flitet për 2 majin dhe vlerën e sajë, në këtë ditë po bahet politik dhe po përvetsohet lufta nga individ të pa përgjegjshëm, sot flasin politikanët të cilët sot më së paku e kan fjalën në kët manifestim. Nga një organizim gjithëkombëtarë u bë organizim partiak dhe kjo bën që të tjerët të mos jenë prezent sot. Sot më së shumti në fjalimet e të pranishmive flitet për politik dhe gënjeshtrat e të arriturave politike se sa për realitetin politik dhe vlerën e kasaj dite. 2 maji është uzurpuar nga njerëzit që më së paku jan meritorë. Politika dhe politikanët sa më larg duart nga 2 maji, 2 maji është i luftëtarëve, i familjeve të dëshmorëve, i invalidëve të luftës dhe veprimtarëve të sajë. Çdo manipulim me 2 majin do të mallkohet nga gjaku i derdhur