KOALICIONI QYTETAR

 Ish Komandanti i UÇK-së, drejton kritika të ashpra në adresë të LR-PDSH-së. Lëvizjes Besa si dhe partive tjera opozitare, se si me kaq qetësi, komoditet dhe pasivitet rinë anësh sikur gjithçka te ne Shqiptarët të jetë në rregull!

abe

Zhvillimet politike në Maqedoni do të marrin zvillim më intenziv të protestave të Larme. S`di a duhet akoma të bindet dikush se çdo ditë e më shumë po zhytemi në krizë ekonomike dhe politike.Si duket akoma dikush se ka të qartë se VMRO-ja më nuk mund ta udhëheqë këtë shtet. Habitem me partit politike opozitare të Shqiptarëve se si me kaq qetësi, komoditet dhe pasivitet rinë anësh sikur gjithçka te ne Shqiptarët të jetë në rregull. Unë si qytetar i thjeshtë jam i zhgënjyer me mënyrën se si kto parti me kaq komoditet presin që dikush t’ia zgjidh problemet, në kulmin e problemeve, askund nuk jeni as ata të pozitës BDI-PDSH e as ju tjerat parti opozitare që prej jush prisnim me padurim se ju do jeni ndryshimi, e ju askund nuk jeni. Kur është më se e nevojshme të reagoni, veproni ju heshtni dhe bëni llogari akoma pa dalë në pazar.
Mendjemadhësia, vetëpëlqimi i juaj i parakohshëm na brengos shumë sepse po e llogarisim, kur tash silleni kështu po si do të vepronit kur të vini në pushtet?. Mos mendoni se populli nuk po ju lexon, po ju lexon shumë mirë edhe ate mes rreshtave. Çdo ditë e vonuar do na kushton shumë neve si Shqiptarë. Kurse për këtë dëm që po na e bën qeveria dhe për heshtjen tuaj ndaj këtyre fenomeneve do ta merni dënimin ju. Jemi lodhur  më me gënjeshtra e dallavere, duam veprime konkrete. Ku i keni protestat tash? kujtoni se me një or protesta rrëzohet kjo qeveri?. Nëse vazhdon kjo heshtje ne gjithë sëbashku të pakënaqurit do i bashkangjitemi Revolucionit të Larëm, e ju pastaj mëshoni fyllit. Se edhe ashtu hiç nuk jemi më mirë e më shumë të përfaqësuar, shumë shumë më mirë do të na përfaqësoj një koalicion Qytetar ”KOALICIONI QYTETAR” do ndodh shum shpejtë.

©fol.mk