Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Irlandës, për t’i marrë t’i pikët e para në Evropian.

Kjo njëherit ishte edhe fitorja më e thellë në “Euro 2016”, bashkë me atë të Spanjës ndaj Turqisë që gjithashtu përfundoi 3:0.

Lukaku shënoi dy herë dhe një gol e shtoi Witsel për fitoren e belgëve.

Italia kryeson në këtë grup me gjashtë pikë pas ndeshjeve të dyta, e pasuar nga Belgjika me tri pikë, ndërsa Irlanda dhe Suedia e kanë nga një.