Seanca e fundit e Gjykatës Kushtetuese përpara shpërndarjes së Kuvendit (12 tetor) do të mbahet të mërkurën.

Edhe pse abolimi i presidentit Gjorge Ivanov, plotësisht është shfuqizuar, megjithatë gjykatësit kushtetues do ta hapin këtë çështje në këtë seancë.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka parë të arsyeshme që ta vendosë në rend dite, çështjen për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) edhe pse një gjë të tillë e kërkojnë mbi 80 organizata joqeveritare dhe partia opozitare LSDM.
Në këtë seancë, gjykatësit kushtetues nuk do të diskutojnë për iniciativën për Ligjin për Prokurori Speciale Publike. Një kohë të gjatë pritet që Gjykata Kushtetuese të prononcohet në lidhje me këtë iniciativë.
Kjo do të jetë seanca e fundit e Gjykatës Kushtetuese para shpërbërjes së Parlamentit.
Parlamenti do të shpërbëhet me 12 tetor.