Vala e ftohtë që ka përfshirë Evropën, vazhdon të shkaktoi vdekje të reja.

Hina raporton se shtatë persona kanë humbur jetën në Ballkan, gjashtë në Poloni, po aq edhe në Rumani, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në Evropë në 60.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar qytetarët që të mbrohen kundër temperaturave shumë të ulëta që kanë përfshirë Evropën dhe të mos dalin pa nevojë.

Komiteti ka këshilluar qytetarët që të kenë ushqim, ujë dhe të bëjnë monitorimin e motit.