Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në ClickPlus në tv 21 tha se nuk i beson LSDM-së sepse ata i kanë vetëm fjalë dhe se nuk kanë ndonjë ofertë të shkruar.

Populli thotë fjalët i merr era andaj ne nuk besojmë në premtime që janë vetëm fjalë, unë besoj në atë që është e shkruar. Unë nuk bëhem avokat as i njërës e as i tjetrës palë por të dyjat partitë maqedonase kanë qenë të njejta sa i përket avansimit të çështjeve shqiptare, tha Ali Ahmeti në Click Plus në tv 21./fol.mk/

©fol.mk