Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes kandidatit të zonës së gjashtë zgjedhore, Xhevat Ademi, paralajmëroi themelimin e një Instituti për mbykëqirje të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“BDI do të angazhohet për sjelljen e një ligji, për themelimin e një mekanizmi mbrojtës apo Instituti i cili do përcjell, mbykëqir dhe sanksionojë çdo devijim nga normat e shqipes letrare tashmë të zyrtarizuar në Maqedoni”, tha mes tjerash Admei.

Nga zyra për infromim, njoftojnë se instituti do të funksionojë në formë të një inspektorati që do të përkujdeset për mbrojtjen e zbatimit të gjuhës shqipe si dhe përdorimit adekuat të saj, me çka do të sigurohet intelekti gjuhësor shqiptar./Telegrafi/