Opinioni dhe eksperti për çështje ekonomike, Visar Ademi në intervistën në Win Win në Telma shprehur kritika sjelljes së kryeministrit Zoran Zaev gjatë fushatës dhe fjalorit të tij për spastrime në Qeveri apo frazat që përdor.
“Nuk më pëlqen fjalori që përdor zotëriu Zaev. Sidomos në rastin për rikonstrutimin e paralajmëruar ku ai përdor fraza spastrim apo fraza tjera.”, theksoi Ademi. Sipas tij, arsyetimi që e bën Zaevi se varet nga partite e vogla duhet ti merret dhe të bëhet përbërje e re qeveritare dhe parlamentare.
“Neve vërtetë na duhet përbërje e re qeveritare, parlamentare, për shkak se si shembull tek shqiptarët kemi dy tre parti që kanë nga dy tre deputetë dhe kanë nga 20 deri 30 funksionarë. Kjo nuk është punë e mire, dhe Zaev varet nga ta, por nuk mund të varet nga e ardhmja e Maqedonisë.Megjithatë duhet të ketë përbërje të re, zgjidhje të reja në pushtet”, theksoi Ademi. Ai shtoi se duhet të ndalohet frikësimi i qytetarëve se nëse nuk votojmë për Stevon apo për LSDM, dhe se duhet të ketë fushatë proaktive dhe jo frikësime nëpër institucione për përfitimin e votës.