Nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë publikë thonë se po bëjnë gjithçka të mundur për sistematizimin e administratorëve që me vite marrin rroga por rrinë nëpër shtëpitë e tyre pa asnjë angazhim në institucionet shtetërore. Ministri Damjan Mançevski përsëriti qëndrimin se qeveria do të angazhohet për sistemin e tyre në përputhje me nevojat dhe analizat e dikastereve dhe drejtorive përkatëse. Numri i personave që marrin rrogë e që nuk kanë bërë ende asnjë ditë pune sillet në mbi 1600 persona. Madje, sipas të dhënave në mesin e tyre ka persona që me vite të tëra marrin pagë, por edhe të tjerë që nëse nuk sistematizohen së shpejti mund të arrijnë edhe të drejtën e pensionit pa bërë asnjë ditë punë. Çështja e sistemimit të tyre aktualizohet pas njoftimit të qeverisë se rreth 160 persona janë të punësuar në qeveri kanë marrë rroga pa bërë asnjë punë, transmeton Alsat-M.

“Sa më të shpejt që të jetë e mundur do të bëjmë sistematizimin e këtyre personave. Po bëjmë gjithçka të mundu që t’i gjejmë angazhim adekuat, por gjithçka në bazë të analizave”, deklaroi Damjan Maneçevski, Ministër I Shoqërisë Informatike dhe Administratës.