“Administratorët” pjesë e protestës “Për një Maqedoni të përbashkët”

Një pjesë e qytetarëve të cilët protestuan sot jashtë selisë së Bashkimit Evropian në Shkup vlerësojnë se nuk ka asgjë të keqe ta braktisësh vendin e punës, për të marrë pjesë në protestën e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Ata thanë se për ta mbrojtur Maqedoninë do të bëjnë gjithçka. Disa nga pjesëmarrësit pranuan se kishin lënë vendet e punës për të qenë në protestë, por nuk treguan se ku ishin të punësuar. Sipas informatave jozyrtare, disa institucione publike do ti lirojnë punonjësit e tyre, për t’iu bashkuar protestës.

Më e rëndësishme është puna ose shteti? Pse bën pyetje të tilla provokuese? Dola nga puna, do të dal nga puna, edhe nga spitali për këtë gjë. Tani po humbet shteti. Punë mund të gjesh. Ta kesh të qartë edhe ti – u shpreh një qytetar.

Për ta mbrojtur Maqedoninë nga terroristët si ato brenda që janë. Çdo ditë do të dalim për ta mbajtur Maqedoninë ashtu si ka qenë. Me protesta paqësore – tha një tjetër qytetar.

Alsat-M