Adnan Azizi, anëtarë i kryesisë së Lëvizjes BESA pas protestës së  mbajtur në Kumanovë në një postim të tij në fejsbuk është shprehur lidhur me arsyet nëse shqiptarët duhet të protestojnë.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë:

A do protestojnë përsëri shqiptarët?
Çdo tragjedie shqiptare thuajse i paraprin ose e pason një tragjedi tjetër. Ende pa u tharë plagët e vjetra hapen plagë të reja. Shqiptarë kalben si të pafajshëm nëpër burgje, ndërsa kriminelët shëtiten të lirë gjithandej… hajdutët ikin për t’u freskuar plazheve përrallore, ndërsa të tjerët ikin nga varfëria duke i lënë fëmijët, duke e lënë vendlindjen për të siguruar kafshatën e bukës… disa dhanë jetën për lirinë dhe mirëqenien e shqiptarëve, disa na e shitën nderin, krenarinë, gjakun dhe dinjitetin….
Aq shumë dhunë padrejtësi dhe krime bëhën ndaj shqiptarëve në mënyrë sistematike, sa që na duhet për çdo ditë të dalim të protestojmë. A thua vallë protesta është zgjidhje? Unë personalisht mendoj se ky lloj reagim nuk mjafton dhe nuk jep rezultate, sepse prapa çdo proteste menjëherë lind një tragjedi e re. Prandaj propozimi im është që shqiptarët duhet të organizohen në një “protestë historike” – ajo është dita e zgjedhjeve, për ta dënuar ashtu pushtetin fashizoid VMRO/BDI.
Fatkeqësisht, edhe sivjet në vend të urimeve dhe festës për përfundimin e Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramin, shqiptarët e Maqedonisë vuajnë nga plagët e vjetra dhe të njoma, të shkaktuar nga dhuna shtetërore dhe paaftësia e përfaqësuesve të zgjedhur të tyre. Kriminelët që vrasin pa mëshirë fëmijë të pafajshëm janë të përkëdhelurit e pushtetit. Dhashtë Zoti shqiptarët të presin shumë festa dhe gëzime të tjera në rrethana dhe kushte shumë më të mira!