Ekipi i prokurores speciale Katica Janeva nga një shtatori do të shpërngulet në hapësira të reja.

Në vend të hapësirës së ngushtë dhe zyrave të pa klimatizuara dhe jo të pajisura mirë me mobilje, të cilat ndodhen në ndërtesën në rrugën “Mitropolit Teodosij Gologanov” nr 28, Prokuroria Speciale do të vendoset në një objekt special i cili përshtatet nevojave dhe specifikave të tyre.

Objekti i ri ndodhet në rrugën “Ruzveltova” nr 34 dhe kap hapësirën prej rreth 750 metra katror. Objekti është nën pronësi të EVN-së dhe më herë është përdorur nga Agjencia për rini dhe sport, kurse u fitua në tender të cilin e mori Ministria e Drejtësisë.