Aleanca për Shqiptarët me kandiadtin e saj për Komunën e Tetovës z.Adnan Neziri vizitoi lagjen Drenovec. Atje ai u shoqërue me ekipin e tij dhe u ballafaqua me problematika të shumta.

Fillimisht banorët u ankuan për infrastrukturën e dobët që ka kjo lagjeje, si dhe për mungesën e kanalizimit e cila problematikë u premtua nga Teuta Arifi për zgjidhje dhe nuk pati asnjë plan konkret. Gjithashtu banorët u ankuan edhe për ish deponin e vjetër e cila ndodhet në këtë lagje dhe shfrytëzohet ilegalisht nga ana e instucioneve komunale. Ata thanë se zonës së tyre u mungon ndriçimi publik dhe se duhet urgjentisht të rregullohet.

Aleanca për Shqiptarët me Adnan Nezirin premtuan zgjidhje të tyre me platforën e tyre e cila do e ketë në vision primiar lagjen Drenovec./tetovajone.com/