Kandidati i “Aleancës për shqiptarët” për kryetar të komunës së Tearcës, z.Nevzat Veliu së bashku me ekipin e kandidatëve për këshilltarë komunal dhe bartësin e listës, z.Isen Murati, gjatë vizitës që ju ka bërë vendbanimeve të komunës së Tearcës ka thekësuar rëndësinë e instalimit të transparencës si model qeverisës.

Ai ka thënë se është e domosdoshme publikimi i raporteve financiare të secilës komunë veç e veç, në këtë mënyrë qytetari do të dije saktë se si qëndron komuna e tij në raport me borxhet.

Ai thotë: “Transparenca është vlera më vitale për funksionimin e rregullt të komunës. Transparencën do ta kisha orientuar në disa drejtime. Transparencën në llogaridhënie, për çdo vit paraprak do të dal dhe do të jap raport financiar për të hyrat dhe të dalat në Komunën e Tearcës, edhe për vitet e kaluara me qëllim që të dihet e vërteta. Kushtimisht thënë, kur flitet për llogaridhënie, qytetarët e meritojnë të dijnë raportet financiare. Qytetarët kanë të drejtë të dijnë se cilat lloje të taksave shkojnë në buxhet qëndror dhe cilat ngelin në nivelin lokal. Llogaridhënia pamundëson edhe keqpërdorimet përshkak se ju do të ndiqni shpenzimet dhe të hyrat e komunës prej viti në vit dhe do të mund të krahasoni se çka ndodh me buxhetin komunal, rriten investimet apo rriten borxhet”.