Adnan Neziri i shoqëruar nga ana e Arif Selamit- bartës i listës për këshilltarë, Arif Musës- kryetar i shtabit të degës së Tetovës sot ka vizituar lagjet Teteks1, Teteks2 si dhe Reçicën e Madhe dhe Drenovecin.

Adnan Neziri njëherë falemnderoi banorët të cilët ishin me numër të madh prezent dhe ua kërkoi atyre besimin e votës për Zgjedhjet Lokale. Ai theksoi para atyre se Tetova meriton më ndryshe të udhëhiqet nga njerëz të pa korruptuar dhe njerëz të cilët do punojnë për të mirën e qytetit. Ai deklaroi se borxhi në Komunën e Tetovës është tejet i lartë dhe kap shifrën e 11milionshit. Por angazhimi i stafit për një qytet në të cilin do kishte rritje ekonomike do mundësonte reduktimin e të njetit. Gjithashtu Adnan Neziri premtoi ambient të pastër jetësor, mbikqyrje të të njetit ambient, rrugë të reja si dhe ndriçim publik.

Ndërsa edhe bartësi i listës së këshilltarëve Arif Selami, i përshëndeti të parishmit dhe u premtoi atyre që këshilltarët do jenë të zëshëm dhe qytetarin e Tetovës do e kenë primar në vëmendjen e tyre.

Gjithashtu edhe shefi i shtabit zgjedhor Arif Musa, pati rastin ti ftojë në konvetën promovuese të kandidatëve qytetarët e Tetovës. Konvetë e cila do mbahet më 25.09.2017 në ora 19:00 në Sallën Sportive të Shkollës së mesme të Mjekësisë./tetovajone.com/