Aeroplani i zhdukur para gjysmë ore, gjendet nën flakë në Veles, ka viktima

Pranë fshatit Vetersko të Velesit është gjetur avion i cili rreth gjysmë ore ishte zhdukur nga radari i aeroportit të Shkupit.

Raportet fillestare nga shërbimet e shpëtimit thonë se avioni ishte në flakë, dhe terreni është i paarritshëm.

Informacioni i parë në lidhje me rrëzimin e avionit erdhi nga fshatarët të cilët, kishin dëgjuar shpërthim të fuqishëm.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë dërguar shërbimet e shpëtimit nga Shkupi dhe Velesi.

Bëhet fjalë për aeroplan privat komercial gjerman i cili ka fluturuar prej Trevizo, Itali për në Shkup ku duhej të aterojë në ora 17:40 minuta.