Modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj muajt e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve.

Ajo është fejuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, i cili i propozoi asaj sikur në përralla.

Së fundi, ajo ka postuar disa fotografi në rrjete sociale, me të cilat tregoi se ajo u befasua në mënyrën më të mirë sapo arriti në shtëpi.

Një tavolinë e mbushur përplot me lule dhe një tortë me një balonë ngjitur me të, ishin ato me të cilat u befasua Afërdita.

Po ashtu, ajo tregoi se kishte marrë dhuratë edhe disa aksesorë, gjë e cila e kishte bërë të lumtur atë.