Paga e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili është shkaktuar nga pozita e kreut të gjyqtarëve të misionit në fund të vitit të kaluar, kishte pasur një pagë prej 8 mijë e 500 eurove në muaj në EULEX.
Kështu bën të ditur Tribunali për të Punësuarit në Zyrën e Jashtme dhe Komonuelthit të Britanisë së Madhe, në një vendim të publikuar ndaj gjyqtarit Simmons, i cili dyshohet për keqpërdorime në EULEX.Në këtë vendim të publikuar nga Tribunali për të Punësuarit në Britani të Madhe, thuhet se në kontratën e parë me EULEX-in, ku ishte punësuar si gjyqtar, Simmons paguhej me një pagë prej 8 mijë e 500 eurove.“Kontrata e tij me të EULEX-in ishte për një afat të caktuar prej një viti me një pagë prej 7,500 funtesh në muaj plus një mundësie ditore nga BE-ja për 100 funte në ditë si nevojë e kostos së jetesës dhe akomodimit në Kosovë”, thuhet në vendim.Insajderi ka realizuar një hulumtim, pikërisht për gjyqtarin britanik Simmons, ku dëshmohet për mashtrimet e tij.Avokati i dështuar në Britani që u bë gjyqtari më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, Malclom Simmons ka mashtuar për vite të tëra duke paraqitur doktoraturën nga një Universitet që është mbyllur për shkak se ka shitur diploma flase.