Vjen zyrtarizimi i kandidaturës së rradhës në qytetin e Dibrës, kësaj here nga subjekti politik Aleanca për Shqiptarët, të cilët në Kuvendin Komunal sot, më 08 shtator 2017 si kandidat për kreun e Komunës zgjodhën doktor Arben Agollin dhe bartës i listës, kryetari i degës të kësaj partie në Dibër, Ilirjan Fetahu.

Kjo kandidaturë është e treta në radhë e zyrtarizuar, e paraprirë nga Uniteti me kandidat Shkëlqim Xhafën dhe Lëvizja BESA me profesorin universitar Xhemail Çupi. Tre kandidaturat aktuale në Dibër nuk janë akoma përfundimtare.

Pritet në ditët në vijim zyrtarizimi i kandidatit të BDI-së për këtë komunë ku i përfolur është kryetari aktual Ruzhdi Lata për një rikandidim të dytë, por të pritshme janë edhe kandidaturat nga dy partitë e bllokut maqedonas LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Në rast të realizimit të të gjitha kandidaturave të sipërpërmendura, në Komunën e Dibrës do ketë një numër rekord kandidatësh. Zgjedhjet e fundit të Dhjetorit treguan se Dibra është opozitare, fakt ky dëshpërues për kryetarin aktual por edhe zhvillimet pas-zgjedhore tregojnë një fuqizim dhe shtim të rradhëve në partitë opozitare./InfoShqip.com