Në një atmosferë festive dhe impozante kuvendi i degës së Aleancës për shqiptarët në Çair i ka dhënë dritë jeshile kandidimit të Faruk Avdiut për kryetar komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 15 tetor, transmeton Zhurnal.mk

Aleanca për shqiptarët ka zgjedhur pikërisht kryetarin e degës Faruk Avdiu që të garojë në këto zgjedhje ndërkohë që për bartëse të listës së këshilltarëve është vendosur të jetë Bujare Abazi.