Sonte në emisionin debativ Click të Tv 21 ku në temën “vota e diasporës shqiptare nën mëshirën e politikës” Agon Ferati nga LR-PDSH, tha se është e dhimbshme kur e sheh se dy përfaqësues shqiptarë të cilët pas vetes kanë më shumë se dhjetë mijë vota të qytetarëve të vetë me çfarë hipokrizie sillen sikur nuk e dijnë se çfarë në fakt është duke ndodhur.Do ta kisha veçuar rolin e z. Rafiz Aliti i cili ndoshta e ka edhe rolin më të ndyrë në këtë proces që mundohet ta drejtojë gjithë opinionin tek ata 26 mijë votuesit shqiptarë që duhet të fshihen, ndërkohë që për të është e pranueshme që gjysma e sallës në parlament zgjidhen nga votues inegzistent. Fjalën e kam për ata 300 mijë votuesit që duhet analizuar dhe jo këta pjesëtarët e diasporës. Ne konkretisht sot kemi bërë një analizë të mirë të emrave që janë publikuar në web sajtin e KSHZ-së dhe kemi detektuar në masë të madhe prej nga vijnë ata votuesit dhe realisht nga disa emra që kemi analizuar nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit janë kryesisht shqiptarë me punë të përkohshme në Zvicër dhe Itali ndërsa pjesa e jugut poshtë kryesisht në SHBA dhe Kanada.Prandaj,me të drejtë shtrohet pyetja se kush dhe si do ti informojë ata. Sipas asaj që dëgjuam nga zëdhënësi shqiptarë i KQZ-së Admir Shabani i cili tha se ata kanë publikuar informata të nevojshme për kriteret që duhen plotësuar për tu regjistruar në tv publik maqedonas.Kjo është një cinizëm i skajshëm kur dihet se shqiptarët e diasporës nuk e ndjekin këtë medium. Po ky cinizëm vjen nga mospozicionimi i duhur i këtyre përfaqësuesve që i ndoqëm nga sekuenca filmike, sidomos pjesa e opozitës që është e heshtur dhe është e kordinuar në çdo veprim që ndodhën brenda KSHZ-së ,po edhe në tryezën e bisedimeve. Ne e pamë atë momentin kur deputeti Aliu iu drejtua përfaqësuesve të BDI-së duke i thënë që ju kur të merreni vesht na lajmëroni neve. Kjo tregon se ata nuk kanë qenë të interesuar dhe e kanë përjashtuar veten në vend që të jenë pjesë e procesit dhe të këmbëngulin fortë dhe jo të pozicionohesh sikur je monitorues ndërkombëtarë dhe kur të merren vesht ata ty do futesh në lojë , tha z. Ferati.

©fol.mk