Ballina Lajme Bota ERDOGAN SHKON NË RUSI PËR HERË TË PARË PAS KONFLIKTIT, TAKON PUTININ

ERDOGAN SHKON NË RUSI PËR HERË TË PARË PAS KONFLIKTIT, TAKON PUTININ

Erdogani udhëton në Rusi për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe

Mediat Turke raportojnë së Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në datën 9 Gusht do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Rusi në të cilën do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin. 

Zëvendës Kryeministri i Turqisë Mehmet Shimshek me anë të një komunikatë për media njoftoi se takimi pritet të zhvillohet në qytetin e Shen-Petersburgut. Sipas zv/kryeministrit në këtë takim do të bisedohet për rivendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve pas incidentit ushtarak, raporton Express.

Vlen të theksojmë se kjo është vizita e parë që pas incidentit të datës 24 Nëntor të vitit 2015 ku u rrëzua një avion luftarak Rus në territorin e shtetit turk. Pas incidentit pati deklarata të ashpra ndërmjet qeverive duke sjellë dhe anulimin e shumë marrëveshjeve tregtare.
Këto marrëdhënie filluan të normalizoheshin pas zarfit që i dërgoi Erdogani Presidentit Rus Vladimir Putinit në datën 27 qershor të këtij viti. Sipas Putinit, Erdogani i kërkoi falje Rusisë për incidentin e ndodhur.