Në takimin e djeshem me përfaqësues të mediave, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, u përgjigj në pyetjet e shumta të gazetarëve për çështjet më aktuale në vend, mes të cilave edhe për praninë e Lube Boshkovskit, në tubimin e mbajtur te ejnten në qytetin e Tetovës.
I pari i BDI-së fillimisht reagoi i habitur nga pyetja e gazetarit, me pas dha edhe përgjigje e tij.
“Ku ka qenë Lube Boshkovski në tubim të BDI-së? Unë ka qenë në tubim të BDI-së, unë e kam mbajtur tubimin e BDI-së, nuk ka qenë Lube Boshkovski. Ku ka pasur tubim BDI? Në Tetovë tubim ka pasur LSDM-ja dhe jo BDI-ja. BDI-ja ka pasur në Reçic të Vogël tubim, jo në Tetovë. Tubimin e kam komunikuar unë”- tha Ahmeti.
Kjo përgjigje e kreut të BDI-së solli edhe pyetjen se si mund të quhet tubim i LSDM-së, kur këto dy parti janë partner dhe kanë përkrahje reciproke në këto zgjedhje lokale.