Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti duke komentuar deklaratat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa zyrtarëve të PDK-së, lidhur me formimin e Qeverisë ka thënë se këto deklaratë i kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë.

Ahemti ka thënë kush do të që e ka shumicën në Kuvend mund ta formojë qeverinë.

Ai duke marr si shembull rastin në Maqedoni ka thënë se këtë e ka konfirmuar edhe BE e SHBA.

“Deklaratat e Kadri Veselit dhe tjerëve nga PDK mbrëmë ma kujtojnë Gruevskin dhe Maqedoninë. Republika parlamentare dhe demokracia janë të njëjta gjithandej, shumica është shumicë. Kush i ka 61 deputetë e formon qeverinë”.

“Këtë në Maqedoni edhe në Kosovë e kanë konfirmuar edhe BE edhe SHBA. Shtoja kësaj edhe legjitimitetin politik që në Kosovë shumica e njerëzve votuan për ndryshim. Koha kur keni kërcënuar e shantazhuar të tjerët ka kaluar”, ka shkruar Ahmeti.

Zyrtarë të PDK-së janë shprehur së Vetëvendosje nuk ka të drejtë ta formojë qeverinë dhe se ata do të mbesin në opozitë.