Xhensila Myrtezaj ka tregauar detajet më të reja mbi dasmën e saj dhe të Besit. Xhensila rrëfen në “Rudina” se ajo ka gjithmonë ka ëndërruar të martohet në kishë, dhe meqenëse dasma po afrohet, ajo dhe besi kanë menduar që ceremoninë e celebrimit ta bëjnë pikërisht në një vend të shenjtë.

Xhensila tha se ajo gjithmonë ka dashur që martesën zyrtare ta bëjë në kishë, por për këtë, në fillim duhet të pagëzohet si e krishterë:

“Unë kam dashur gjithmonë të bëj një ceremoni në kishë, por para kësaj, unë duhet të konvertohem në katolike. e kam ndier gjithmonë veten më afër këtij besimi.

Edhe Besi është konvertuar në katolik. Kam preferuar kështu, sepse dua që kjo lidhje të jetë më shumë shpirtërore…” – tregon Xhensila.

Bashkë me Besin dhe Xhensilën, edhe familjarët e tyre mezi po e presin këtë moment: “Është një lumturi që po ua ofrojmë dhe ata mezi po e presin.

Me të gjitha këto angazhime që kemi, ndoshta mund ta kishim lënë dasmën ën një moment të dytë, por duam ta bëjmë këtë më shumë edhe për prindërit tanë.