Takimi mes dy liderëve Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit ka përfunduar me sukses në lidhje me kandidatin për president konsensual. Këtë e konfirmoi  edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në profilin e tij zyrtar në fejsbuk, pas përfundimit të takimit.

“Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ahmetit, është i bindur që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese të qytetarëve tanë” ka shkruar Ahmeti pas takimi

Megjithëse nga takimi nuk  u bë i ditur emri i kandidatit por ajo që tashmë është e  ditur se Ahmeti dhe Zaevi u morrën vesh për kandidat të përbashkët që do ta caktojë Zorani!