Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim pune në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Suedisë në Shkup, Matts Staffansson.

Ahmeti dhe Staffansson bashkëbiseduan për gjendjen në Maqedoni dhe mbi negociatat midis partive politike për formimin e qeverisë së re të Maqedonis.

Ahmeti ka bërë të ditur se BDI-ja ka arritur të rrumbullakësoj negociatat për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe pikat nga Deklarata e Përbashkët e partive parlamentare shqiptare, ndërsa për çështjet tjera priten zhvillimet procedurale në vend në lidhje me mandatin për formimin e qeverisë.

Ai ka theksuar se BDI akoma nuk është vendosur nëse partia do të qëndroj në opozitë duke përkrahur njëkohësisht një qeveri të pakicës ose do të bëhët pjesë e qeverisë së ardhshme.

Për Ali Ahmetin protestat janë e drejtë demokratike e shprehjes së pakënaqësisë, por nuk duhet që të marrin dimension etnik dhe të dhunshëm, me ç’rast dënoi sulmin ndaj gazetarëve në protestat e mbrëmshme.