Nga Berat Lena

FUSHATA ELEKTORALE,…
Fushata elektorale e këtyre zgjedhjeve është futur gradualisht në dhjetëditëshin e fundit.

Kemi dëgjuar lloj lloj premtimesh. Premtime dhe deklarata marramendëse (veçanërisht nga Partia në Pushtet), a thua se jetojmë në një shtet Platonik.

Pyetja ime është: Zotërinj, kur ka qënë hera e fundit që keni zbritur në ,,bazë”?.
Më habit më shumë z.Ahmeti që nxjerr nga goja premtime të cilat edhe vetë nuk i beson. Dëgjoj se qenkan arritur shumë gjëra.
Po, vërtetë janë arritur???!!!. Kë quani arritje juve zotërinj???!!!
1. Hoqët nga përdorimi ,,ABETARE”-n. Libri që sakrifikoi kaq e kaq Burra të mençur Intelektualë, Patriotë dhe Luftëtarë.Libri Identifikues,përcaktues i Shqipëtarëve.

2. Lejuat ( dhe jo vetëm kaq por s’bëtë as edhe përpjekjen më të vogël për ta ndaluar) ,,ENCIKLOPEDINË” e famshme allamaqedone që na e prek Identitetin tonë si Shqiptarë.
3.Deformuat Flamurin Kombëtar. Eeejjj, thirrini mendjes. Flamuri Kombëtar është një.
4.Mburreni për Gjuhën Shqipe gjoja zyrtare!!!. Eeehh?!. A i keni mendtë në kokë more njerëz?. Ku jetoni juve more zotërinj?!

MIrë që na trajtoni si kavje Laboratori, por, Ju lutem mos na e ofendoni Inteligjencën.
Po të ishte për juve ,,zonjat e ndjeshme të BDI-së”,edhe kaq sa është arritur për Gjuhën nuk do t’a kishit bërë.
Ishte Vota e Alenacës për Shqipëtarët që u arrit edha kjo.
Ishin Votat e Aleancës për Shqipëtarët që e konsoliduan shtetin dhe e sollën në pushtet LSDM-në, ndërsa ZAEV bukëshkeluri dhe BDI Ogurzeza nuk ja pranuan dhe nuk ja votuan Ministrin ASH-së, dhe këtu ASH-ja dhe Kryetari i saj Ziadin Sela e tregoi veten se është për Barabartësi ndëretnike në këtë Shtet, duke e lëshuar Qeverinë dhe duke qënë gjatë gjithë kohës një Opozitë Konstruktive.
Ishin votat e Alenacës për Shqipëtarët që u arrit e ashtuquajtura ,,Marrëveshja e Prespës” dhe ju hapën rrugë Negociatave dhe pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ishte figura qëndrore e kësaj Partie atë natë që u masakrua me pretekstet se përfaqëson ekstremizmin politik në Maqedoni, ndërkohë që Liderët e tjerë as që ndodheshin në Shkup atë natë e lere pastaj në Parlament. Nuk i kuptoj kur shesim mend pastaj.

5. Zotërinj, edhe sa kohë duhet të presin Luftëtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre për tu rehabilituar???!!!
6. Edhe sa vjet duhet të dergjen Burgjeve Shqipëtarët për Rastet e montuara?!
,… edhe sa e sa gjëra të tjera,…
Zotërinj, MJAFT MË.MJAFT. Ka kaluar ç’do kufi. Tani me këtë tezën e fundit që e keni lançuar ,, Për Kryeminstrin e parë Shqiptar”, përveçse bëheni QESHARAKË, DOGMATIKË dhe DEMAGOGJIKË, se athua u zgjidhën të gjitha Problemet e Shqipëtarëve
dhe ju ka mbetur tani edhe Kryeministri dhe,… Hooopaa u zgjidhën të gjitha.
Kjo teoria e Kryeminstrit Shqiptar është aq qesharake sa më ngjan me atë Lojën Popullore: Fluturon, fluturon Gomari.
Në fund të fundit,s’ka ç’i duhet Kryeministër Shqiptar Maqedonisë kur ka një mal me probleme të pazgjidhura ose Punë të bëra keq.
Duke pasë parasysh të gjitha këto, i bëj thirrje popullit Shqiptar në Maqedoni që ditën e zgjedhjeve të dali në votime të  votojë për Forcat Progresiste Shqiptare dhe në mënyrë plebishitare ti largojë nga pushteti këta dogmatistë dhe përfundimisht të vijnë Forcat Progresiste për të mirë e gjithë Shqipëtarëve.