Shtyrja e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara për më 24 prill shkakton tensione dhe përçarje në vend. Kështu ka deklaruar kreu i BDI-së Ali Ahmeti duke theksuar se Samiti i NATO-s në qershor, kriza e refugjatëve, mos durimi i qytetarëve për situatën e tensionuar në vend janë disa nga arsyet pse BDI nuk pranon që zgjedhjet të mbahen në qershor. Ahmeti madje si arsye ka përmendur edhe muajin e ramazanit, meqë sipas tij BDI-ja respekton agjërimin.

“Po u shty data e zgjedhjeve ne humbim një datë shumë të rëndësishme siç është mbajta e samitit të NATO-s . Për zhvillimet e brendshme në vend nuk është mirë që të shtyhet data e zgjedhjeve qoftë në fund të majit apo në fillim të qershorit, për shkak të zhvillimeve politike në vend mund të ketë tensionime, mund të ketë acarime , gjithashtu një problem serioz është pritet një dyndje e madhe e refugjatëve. BDI i përkasin një komunitetin që respekton agjërimin”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti ka komentuar edhe aferën me letërnjoftimet e rrejshme duke kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të rastit pasi siç u shpreh ai materiale të falsifikuara dhe të përgjuara tash më gjenden në duar e matrapazëve dhe njerëzve qëllim këqij që nuk i duan të mirën BDI-së.

“Të gjitha ato dokumente të falsifikuara e përgjuara që janë gjetur në fabrika ilegale që me seriozitet ti qasen organet e shtetit sepse ne shohim një rrezik .Sepse tani më këto materiale ndodhen në duart e keqbërësve, matrapazëve në duart e njerëzve qëllim këqij”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDi-së.

Ahmeti bashkë me anëtarët e kryesisë së përgjithshme kanë diskutuar zhvillimet politike në vend si dhe hapat të cilat do ti ndërmerr subjekti i tij politik deri në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa nga ana tjetër nga Partia Demokratike Shqiptare nuk deshën të komentoj se a vazhdon të mbajë akoma qëndrimin e njëjtë si dy partitë në pushtet VMRO DPMNE dhe BDI./Alsat-m