Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në llogarinë  e tij në Facebook ka shkruar se demarkacioni me Malin e Zi  po mbetet peng i Thaçit e Mustafës.

Ahmeti ka thënë se ekspertët, banorët  e zonës, ndërkombëtarët madje vetë Mali i zi janë të gatshëm për një rinegociim të marrëveshjes, por këtë nuk po e pranon dyshja Thaçi-Mustafa.

Ja postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook.

Ekspertët po thonë se demarkacioni duhet rinegociuar.

Banorët po thonë se demarkacioni duhet rinegociuar sepse duan të mbesin në Kosovë ku kanë qenë.

Mali i Zi po thotë se janë të gatshëm për të rinegociuar.

Ndërkombëtaret po thonë se asnjëherë nuk e kanë mbrojtur një vijë apo tjetren sepse ajo është çështje në mes dy shteteve, por kanë ritheksuar rëndësinë e përfundimit të procesit sa më shpejtë.

Edhe deputetë të koalicionit nuk janë për ta votuar këtë marrëveshje aktuale.

Të vetmit që nuk po e pranojnë gabimin janë Thaçi dhe Mustafa. Pse duhet ta mbajnë peng krejt këtë proces. Situata sa i përket kësaj çështjeje do të shtensionohej dhe zgjidhej shpejtë.