Air Umbrella, është objekti më i ri që do të ju ndihmojë nga ditët me shi. Bëhet fjalë për një “çadër”, me ajër.

Edhe pse mund të duket një shpikje e pavlefshme, në të vërtetë është një objekt gjenial, që mbi të gjitha do të ju lejojë juve që të mbeteni të thatë, pa u lagur, edhe në kushtet kur era dhe shiu janë të fortë.

Air Umbrella bazohet tek lëshimi i ajrit që del nga pjesa e sipërme e objektit dhe që i shtyn tutje pikat e shiut. Objekti nuk ka dalë ende në shitje sepse po kërkohen financime për prodhimin në seri të tyre dhe ka ende disa probleme të tjera për tu zgjidhur. 

Bateria e objektit nuk zgjat më shumë se gjysmë ore. Gjithsesi pritet që ai të dalë shumë shpejt në shitje, pasi është një objekt interesant për konsumatorin. Air Umbrella  është lehtësisht i menaxhueshëm, futet në çantë dhe është i lehtë në peshë.