Aksident ajror në Kili, katër të vrarë

Një aksident ajror ka ndodhur në jug të Kilit, ku mbetën të vdekur katër persona.

Aksidenti njoftohet të ketë ndodhur në afërsi të aeroportit Lakekahue, në rajonin BioBio rreth orës 17:00 të kohës qendrore Evropiane, rreth 720 kilometra larg kryeqytetit.

Sipas informacioneve aeroplani ishte në pronësi të një kompanie private.